Lajme nga Bota

Papa Francesku I përcjell mesazhe tolerance dhe bashkëjetese fetare nga rrënojat e Kishave në Mosul

Papa Francesku I përcjell mesazhe tolerance dhe bashkëjetese fetare

Papa Francesku I, ka mbërritur në Irakun e veriut ditën e sotme ku ka vizituar rrënojat e Kishave të shkatërruara prej militantëve të shtetit islamik gjatë pushtimeve të tyre në këtë zonë. Kjo është vizita e parë papale në rajon, që pas konflikteve mes kalifatit dhe forcave siriane dhe irakiane.

Papa Francesku ka drejtuar lutjet nga rrënojat e e këtyre Kishave si dhe ka përcjellë mesazhin se toleranca dhe vëllazëria duhet të karakterizojë marrëdhëniet mes të Krishterëve dhe Myslimanëve në këtë rajon, por edhe kudo në botë. Vizita e tij në Mosul ka ndodhur pak orë pas takimit historik me klerikun më të lartë të myslimanëve shiitë, Atajollahun Ali al-Sistani.

Mosuli është shndërruar tashmë në simbolin botëror të valës shkatërrimtare të ISIS në rajonet historike dhe religjioze të rajonit, por pas vizitës së Papës, edhe simbol i shpresës për rindërtim dhe një të ardhme më paqësore.

Tiranapost.al