Lajme nga Bota

Papa Françesku bën thirrje për ulje të tensioneve në Ukrainë: Ju lutem për gjeste mirëbesimi dhe paqeje

Papa Françesku bën thirrje për ulje të tensioneve në

Papa Françesku I në fjalën e mbajtur pas meshës të së dielës, e cila është transmetuar “live” në rrjetet sociale ka adresuar përshkallëzimin dhe militarizimin në kufirin lindor të Ukrainës.

“Ju lutem! Shpresoj që të shmanget rritja e tensioneve. Në të kundërt ka nevojë për gjeste që do të nxisin besimin reciprok dhe do të ushqejnë pajtimin dhe paqen, të dyja kaq të nevojshme dhe të dëshiruara”- ka thënë Papa.

Kujtojmë se tensionet janë shtuar së tepërmi në rajonin e Ukrainës Lindore pas zbarkimit të 100.000 trupave të ushtrisë ruse që besohet se mund të hyjnë në territorin e saj për të mbështetur rebelët pro-rusë në rajonin e Luhanskut dhe Donjeskut.

Përshtatur në shqip nga Tiranapost.al