Lajme nga Bota

Pandora Papers: Cherie dhe Tony Blair kursyen 312 mijë paund pasi blenë një pronë në emrin e kompanisë offshore

Pandora Papers: Cherie dhe Tony Blair kursyen 312 mijë paund pasi

Tony Blair dhe bashkëshortja e tij Cherie janë në listën e politikanëve dhe njerëzve me ndikim që “Pandora Papers” u ka zbuluar lidhjet me kompani offshore.

Atyre nuk iu desh të paguanin 312,000 paund më tepër për blerjen e një shtëpie në Londër. Paguan për të vetëm 6.45 milionë paund, por si?

Blair dhe gruaja e tij e blenë pronën si një zyrë për biznesin e saj në vitin 2017. Blerja u bë nga një kompani offshore.

Blair thotë se përfshirja e burrit të saj në transaksion u bë për shkak se hipoteka për pronën përdorte të ardhurat dhe kapitalin e tyre të përbashkët.

Që nga largimi nga Downing Street në 2007-ën, Blairs kanë krijuar një portofol të konsiderueshëm pronash. Raportohet se të dy bashkë kanë shpenzuar më shumë se 30 milionë paund në 38 shtëpi banimi, para se të blinin zyrën.

Dokumentet e Pandora Papers, tregojnë mënyrën se si u ble prona në Harcourt Street, Marylebone, në korrik të 2017-ës në mënyrë të Blair t`u shpëtonte taksave.

Ndërtesa me katër kate është zyra e firmës këshilluese ligjore të Cherie Blair, Omnia Strategy, dhe për fondacionin e saj për gratë.

Kompania offshore, në emrin e së cilës u ble prona, ishte krijuar në Mbretërinë e Bashkuar në pronësi të përbashkët nga çifti 50 me 50% të aksioneve. Pas blerjes së pronës, kompania offshore u mbyll menjëherë.

Edhe më herët, kjo pronë i përkiste një kompanie offshore të krijuar nga një ministër.

Po pse gjithë kjo lëvizje?

Për t`u shpëtuar taksave. Blerja në emër të një kompanie i kurseu çiftit 312 mijë paund. Kjo tarifë aplikohet vetëm mbi prona rezidenciale dhe jo të blera në emër kompanie.

Praktikisht çifti nuk ka shkelur asnjë ligj me blerjen e kësaj prone. Ligjërisht janë në rregull, por Blaie ka qenë një kritik i fuqishëm në fjalimet e tij mbi parajsat fiskale.

Në fjalimin e tij në vitin 1994, Blair tha: “Milionerët me kontabilistin e duhur nuk paguajnë asgjë, ndërsa pensionistët paguajnë TVSH për karburantin”. Më tej e vuri theksin tek pronarët e kompanive offshore që nuk paguanin asgjë e tek njerëzit e thjeshtë që blinin një shtëpi dhe paguanin taksa për të.

BBC Panorama në një hetim të përbashkët me Guardian dhe partnerë të tjerë në media kanë pasur qasje në gati 12 milionë dokumente dhe dosje. Deri tani janë zbuluar disa lidhje të njerëzve me kompani offshore dhe parregullsi në investime të njerëzve me ndikim, mes tyre Putin, mbreti i Jordanisë, kryeministri çek Babis, disa ministra dhe madje edhe një politikan shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur.