Lajme nga Bota

Pandemia mund të shmangej! Ekspertët nxjerrin raportin: Shuplakë OBSH-së dhe qeverive

Pandemia mund të shmangej! Ekspertët nxjerrin raportin: Shuplakë

Pandemia e koronavirusit, mund të parandalohej. Këtë kanë treguar disa ekspertë të pavarur, të mbështetur nga OBSH. Në një raport të publikuar së fundmi ata thonë se përgjigjja e kombinuar e OBSH-së dhe qeverive globale ndaj Covid ishte i ngjashëm me një 'koktej toksik'.

Ekspertët kritikojnë OBSH-në duke thënë se duhet të kishte deklaruar më shpejt emergjencën globale: Pa ndryshime dhe reagime urgjente, bota është e prekshme nga një tjetër shpërthim sëmundjeje infektive.

Më shumë se 3.3 milion njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga Covid. Ndërsa SHBA dhe Evropa kanë filluar të lehtësojnë kufizimet dhe të rifillojnë disa aspekte të jetës para-pandemike, virusi është ende shkatërrues në vendet e Azisë. Sidomos India që po shënon ditët e fundit një numër rekord rastesh të reja dhe me viktima, e ndërkohë që spialet kanë mungesë të aparaturave të oksigjenit.

‘Covid-19: Make the Last Pandemic’ është titulli i raportit që u shkrua nga Paneli i Pavarur i Ekspertëve për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë.

Qëllimi i këtij raporti ishte të gjente një përgjigje se si virusi kishte vrarë më shumë se 3.3 milion njerëz dhe kishte infektuar më shumë se 159 milion.

Raporti evidenton dështime, boshllëqe, vonesa, dhe mungesë gatishmërie të vendeve me sistemet e tyre shëndetësore.

Sipas ekspertëve, vonesa në shpalljen e emergjencës nga OBSH bëri që shumë vende të mos përgatiten dhe të mos merrnin masat e duhura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit: Ndërsa Evropa dhe SHBA humbën tërë muajin shkurt dhe vepruan vetëm kur spitalet e tyre filluan të mbusheshin me pacientë!

Kur vendet duhet të kishin përgatitur sistemet e tyre të kujdesit shëndetësor për të përballuar një fluks të pacientëve me Covid, shumica u përfshi në grindjen se kush do ti marrë para të gjitha: Ilaçet dhe pajisjet mbrojtëse! Pjesë ma interesante e këtij raporti është se pandemia u përshkrua si momenti i Çernobilit të Shekullit 21.

Por çfarë sugjeron raporti për të parandaluar një tjetër pandemi katastrofike? Disa nga reformat kryesore që kërkohen!

-OBSH-ja duhet të ketë një këshill global për kërcënimet shëndetësore me fuqinë që t’u kërkojë shteteve të mbajnë përgjegjësitë

-Duhet të ekzistojë një sistem i mbikëqyrjes së sëmundjes për të publikuar informacion, edhe pa miratimin e vendeve të interesuara.

-Vaksinat duhet të klasifikohen si të mira publike dhe duhet të ketë një strukturë të financimit pandemik

-Si dhe financim më të mirë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ta bërë atë më të fortë dhe më frytdhënëse.

Ka disa çështje që ekspertët nuk patën mjaftueshëm kohë për ti shqyrtuar në thellësi. Por më thelbësorja mbetet marrëdhënia jonë me botën e kafshëve dhe nevoja për të ndaluar viruset që të kalojnë tek njerëzit.

Dokumenti i plotë si më poshtë:

*Tiranapost.al.

Dokumenta bashkëngjitur