Lajme nga Bota

Omicron/G7 zhvillojnë takim emergjent për mutacionin e ri të Covid

Omicron/G7 zhvillojnë takim emergjent për mutacionin e ri të

Ministrat e shëndetësisë të G7 do të zhvillojnë sot një takim në lidhje me variantin e ri Omicron të Covid-19 që po përhapet në të gjithë botën dhe detyron mbylljen e kufijve. Takimi është organizuar nga kryesuesi i G7, Britania e Madhe, e cila është një ndër vendet me numër në rritje të këtij varianti.

Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida, u shpreh se do të ndalojë të gjitha udhëtimet për variantin e ri,

'Ne po marrim masa me një ndjenjë të fortë krize'. Ndalimi hyn në fuqi të martën”, u shpreh ai.

Omicron/G7 zhvillojnë takim emergjent për mutacionin e ri të


Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikoi variantin e ri me trasmetueshmëri shumë të lartë përshkak të numrit të madh të mutacioneve që përmban. OBSH iu bëri thirrje vendeve që të marrin masa parandaluese.

Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe në përpjekje për të ndaluar transmetimin, vendet kanë marrë masa me shpejtësi për të rivendosur kufizimet e udhëtimit. Masa e Japonisë pasoi Izraelin, i cili ka ndaluar hyrjen për të gjithë shtetasit e huaj.
SHBA, Britania, Brazili dhe Kanadaja ishin ndër shumë vende të tjera që vendosën kufizime të udhëtimit.

Tiranapost.al