Lajme nga Bota

OKB: Të paktën 18 protestues janë vrarë nga ushtria në Mianmar

OKB: Të paktën 18 protestues janë vrarë nga ushtria në

Të paktën 18 persona janë vrarë gjatë protestave kundër grushtit ushtarak në Mianmar. Shifrën e ka bërë me dije Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara që ndodhet në terren për të monitoruar situatën e shkeljes të të drejtave të njeriut.

Protestat që kanë filluar që pas grushtit të shtetit janë përballur me plumba gome dhe të vërtetë si dhe dhunë nga ushtarët të cilët nuk kanë respektuar faktin se protestuesit kanë qenë të paarmatosur. Në deklaratën e OKB shkruhet se përtej dhunës në rrugë raportohet se liderët e protestave janë dhunuar edhe në kampet ushtarake ku janë arrestuar dhe mbajtur përtej afateve ligjore.

Kujtojmë se Mianmari ka qenë i qeverisur për një kohë të gjatë nga ushtria, por mbështetja për një qeverisje demokratike ka arritur në masën 90%.

Tiranapost.al