Lajme nga Bota

OKB: 100 miliardë dollarë dëme shkaktoi tërmeti në Turqi

OKB: 100 miliardë dollarë dëme shkaktoi tërmeti në

52,000 njerëz u vranë në Turqi dhe Siri nga tërmetet shkatërrimtarë të 6 shkurtit.

Po dëmet materiale?

Ato shkojnë në 100 miliardë dollarë.

“Nga llogaritjet që janë bërë deri më sot se shifra e dëmit e paraqitur nga qeveria dhe e mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë është mbi 100 miliardë dollarë,” tha Louisa Vinton e UNDP-së.

Kjo shifër do të shërbente vetëm për të rindërtuar Turqinë dhe jo Sirinë.

Siç u mbajt edhe për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit, një konferencë donatorësh do të mbahet sërish për të mbledhur fonde për viktimat e tërmetit. Konferenca do të mbahet në Bruksel, më 16 mars.