Lajme nga Bota

OBSH rekomandon dy ilaçe të reja për trajtimin e Covid

OBSH rekomandon dy ilaçe të reja për trajtimin e Covid
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e Covid. Bëhet fjalë për dy “baricitinib” dhe “sotrovimab” për trajtimin.

OBSH-ja deklaroi se “baricitinib” rekomandohet për pacientët me raste të rënda të COVID-19, ndërsa “sotrovimab”, një ilaç me antitrupa, rekomandohet për rastet e lehta ose të moderuara tek pacientët me rrezikshmëri të lartë për t’u shtruar në spital.

“Se sa jetë do të shpëtojnë këto ilaçe varet nga fakti se sa të disponueshme dhe të përballueshme do të jenë,” specifikon OBSH në një deklaratë.

Universiteti Johns Hopkins raportoi të premten se ka regjistruar 320.5 milionë infeksione globale me COVID dhe mbi 5 milionë vdekje. Qendra tha se janë administruar 9.5 miliardë vaksina.

Tiranapost.al