Lajme nga Bota

Obama bën 60 vjeç dhe ka një kusht për të hyrë në festën e madhe të ditëlindjes

Obama bën 60 vjeç dhe ka një kusht për të hyrë

Ish-Presidenti Barack Obama bën nesër 60 vjeç dhe nuk do ta lërë pa festuar këtë përvjetor. Thuhet se po organizon një festë për në fundjavë, në Martha's Vineyard. Është pak e vështirë, për shkak të po përpiqet të respektojë gjithë rregullat anti-Covid, sidomos pas rasteve të shtuara prej Variantit Delta.

Festa do bëhet në ambient të hapur dhe çdo i ftuar do të testohet për Covid, edhe ata që kanë bërë vaksinën, pasi mund të kenë një imunitet të dobët ndaj viusit dhe të riinfektohen. Nuk do ketë vend për asnjë ‘pozitiv’, për të shmangur rrezikun.

Martha's Vineyard, është aktualisht një zonë e sigurt, me përhapje të moderuar të virusit.

Obamat kanë pushuar në të njëjtën zonë në çdo vit të presidencës së tyre dhe aty kanë blerë një pronë prej 29 ha në 2019-ën.