‘Nuk jam gati të vras’. Reperi rus i jep fund jetës për të mos shkuar në luftë

E Shtunë 1 Tetor 2022, 14:48
TiranaPost
Një reper rus raportohet se i ka dhënë fund jetës, pasi u tha fansave: “Nuk jam gati të vras”.
Ivan Vitalievich Petunin, 27 vjeç, i cili njihej me emrin artistik ëalkie, tha se nuk mund ta marrë mbi vete mëkatin e vrasjes. Ky mesazh erdhi pasi u thirr për të luftuar në luftën e Putinit në Ukrainë.
Putin po përpiqet të tërheqë 300,000 ushtarë shtesë në vijën e frontit.
Por shumë burra rusë kanë kërkuar dëshpërimisht mënyra për të shmangur dërgimin e tyre në Ukrainë.
Të premten, trupi i pajetë i Petunin u gjet pranë një ndërtese shumëkatëshe në qytetin rus të Krasnodarit.
Të skeduluar kishte lënë edhe një video të fundit muzikore në të cilën shkruante: “Nëse po e shikoni këtë video, atëherë unë nuk jam më gjallë”.