Lajme nga Bota

Nuk do të ketë hyrje VIP për Ukrainën në BE

Nuk do të ketë hyrje VIP për Ukrainën në BE

Franca ka deklaruar së fundmi se kalimi i Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian mund të marrë vite, duke përsëritur qëndrimin e saj se vendi nuk do të hyjë me shpejtësi në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë midis liderëve europianë.

Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant, tha ministri francez i deleguar për Evropën Clément Beaune, përpara një samiti në Bruksel, në të cilin liderët do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës.

“Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk do të ketë kalim VIP,” tha ministri francez i deleguar për Evropën Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1.

“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por ne po japim këtë sinjal hapjeje,” shtoi Beaune.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t'i japin apo jo statusin e kandidaturës për në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Komisioni Evropian javën e kaluar mbështeti kandidaturën e Ukrainës.

Duke folur në Bruksel, presidentja e saj Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon "që Ukrainës t'i jepet statusi i kandidatit.