Lajme nga Bota

Novavax, vaksina e katërt amerikane që pret dritën jeshile: Efektive 100%

Novavax, vaksina e katërt amerikane që pret dritën jeshile:

Novavax ka njoftuar se vaksina e saj e Covid është 100% efektive në parandalimin e sëmurjes rëndë nga koronavirusit dhe se ka një efikasitet të përgjithshëm prej 90.4%.

Rezultatet vijnë nga provat e fazës tre të kompanisë amerikane për vaksinën e krijuar. Për të arritur këtë konkluzuon janë marrë në testim 29,960 të rritur në 113 zona të SHBA-ve dhe 6 zona në Meksikë.

Tek ata që morën një dozë të vaksinës, u zbuluan vetëm 14 raste të koronavirusit, të gjithë me simptoma fare të lehta.

Përmes një deklarate, zyrtarë të kompanisë kanë thënë gjithashtu se pati edhe 10 raste të moderuara dhe katër raste të rënda nga grupi placebo. Këto të dhëna sipas tyre dëshmojnë gjë se vaksina ka efikasitet prej 100% kundër sëmundjes së moderuar ose të rëndë.

Rastet më pozitive rezultuan tek njerëz me rrezik të lartë, siç janë ata të moshës mbi 65 vjeç. Sidoqoftë, vaksina mbetet 91% efektive kur administrohet në grupe me rrezik të lartë, sipas Novavax.

Kompania thotë se vaksina ishte 'përgjithësisht e tolerueshme' dhe efektet anësore të zakonshme përfshinin dhimbje në vendin e injektimit, që zgjasin më pak se tre ditë, si dhe lodhje, dhimbje koke dhe dhimbje të muskujve.

Novavax thotë se po planifikon të aplikojë për autorizimin e përdorimit emergjent në SHBA dhe të nisë shpërndarja nga vjeshta. Synohet të prodhohen rreth 100 milion doza në muaj deri në fund të vitit.

Nëse miratohet nga rregullatorët amerikanë, Novavax do të bëhet vaksina e katërt Covid qe merr miratim për përdorim publik, duke ndjekur gjurmët e Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Në total që nga janari, janë administruar 309 milion doza vaksinash në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

*Tiranapost.al.