Lajme nga Bota

Novak Djokovic fiton të drejtën e qëndrimit në Australi

Novak Djokovic fiton të drejtën e qëndrimit në Australi
Novak Djokovic ka fituar të drejtën për të qëndruar në Australi pasi një gjykatës vendosi në favor të tij të hënën, duke e konsideruar vendimin e qeverisë për revokimin e vizës së tij "të paarsyeshëm".

Gjykatësi i Gjykatës së Qarkut, Anthony Kelly, urdhëroi qeverinë të lirojë Djokovic nga karantina e hotelit në Melburn brenda 30 minutave nga vendimi dhe t'i kthejë pasaportën dhe dokumentet e tjera të udhëtimit.

Vendimi rindez shpresat e numrit një të tenisit botëror për të fituar një titull rekord të 21-të Grand Slam.

Megjithatë, gjykatës iu tha se ministri i imigracionit i Australisë ka të drejtën që me anë të pushtetin si ministër t’i heqë vizën Djokovicit duke e ndaluar të hyjë në territorin australian për tre vjet.

Pse Djokovic u mbajt në një strukturë emigracioni?
Tenisti serb u mbajt në paraburgimin e imigracionit në Melburn së bashku me të tjerë azilkërkues që nga e enjtja.

Autoritetet kufitare nuk e lejuan të hyjë në vend pasi nuk kishte një arsye të pranueshme pse nuk kishte bërë vaksinën, diçka që qeveria e argumentoi dhe në gjykatë.

Djokovic njihet për skepticizmin për vaksinat pasi që në prill 2020 ai u shpreh kundër procesit të vaksinimit.

Australia, dhe Melburni në veçanti, gjatë dy viteve të fundit ka vendosur disa nga bllokimet më të rrepta për të shmangur përhapjen e virusit.