Video/ ‘Notre-Dame’ i Danimarkës përfshihet nga zjarri, rrëzohet maja historike
E Martë 16 Prill 2024, 12:28
TiranaPost
Ndërtesa historike e bursës së Danimarkës në Kopenhagë është përfshirë nga zjarri.
Kjo ndërtesë daton që nga shekulli i 17-të, dhe është një nga ndërtesat më të vjetra të qytetit.
Spiralja e famshme, me një formë që të kujton katër bishta dragoi të bashkuar, mbi 50 metra e lartë, u shemb nga flakët. Ndërtesa aktualisht po i nënshtrohej restaurimit dhe për këtë arsye ishte e rrethuar me skela.
View this post on Instagram
“Kjo është Notre-Dame jonë”, tha një dëshmitar, Henrik Grage, për televizionin danez, duke e krahasuar zjarrin me atë që përfshiu majën e katedrales së Parisit në vitin 2019