Nominimet për Oscar shtyhen përsëri për shkak të zjarreve në LA

E Martë 14 Janar 2025, 18:11
TiranaPost
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka shtyrë shpalljen e nominimeve të këtij viti për Oscar për herë të dytë, për shkak të zjarreve të vazhdueshme në Los Angeles, thanë organizatorët.
Nominimet për çmimet më të rëndësishme të industrisë së filmit do të shpallen më 23 janar. Ato fillimisht ishin caktuar për në 19 janar.
“Për shkak të zjarreve ende aktive në zonën e Los Angelesit, ne mendojmë se është e nevojshme të zgjasim periudhën tonë të votimit dhe të zhvendosim datën e shpalljes së nominimeve për të lejuar kohë shtesë për anëtarët tanë”, thuhet në deklaratë.