Lajme nga Bota

Njihet si mbretëresha e Kriptos! Kush është bullgarja që ndodhet në 10-tëshen më të kërkuar nga FBI-ja

Njihet si mbretëresha e Kriptos! Kush është bullgarja që

Gruaja që supozohet të jetë në zemër të një prej mashtrimeve më të mëdha të kriptomonedhave në botë tani ndodhet në 10-tëshen e të arratisurve më të kërkuar nga FBI-ja.

Ruja Ignatova akuzohet për operimin e një skeme piramidale mbarëbotërore që mori më shumë se 4 miliardë dollarë nga 2014 deri në 2016 përmes kriptomonedhës së rreme OneCoin.

Njihet si mbretëresha e Kriptos! Kush është bullgarja që

Ignatova, e njohur si Cryptoqueen(mbretëresha e kriptove), dyshohet se udhëzoi njerëz nga e gjithë bota që të dërgonin para në llogaritë e OneCoin për të blerë kriptomonedhën, sipas FBI. Por OneCoin nuk tregtohej në mënyrë aktive dhe nuk mund të përdorej për të blerë asgjë.

Njihet si mbretëresha e Kriptos! Kush është bullgarja që

Me shtetësi bullgare, Ignatova më herët ka punuar në McKinsey & Co, një kompani këshillimi. Ajo u padit nga një juri e madhe federale në vitin 2017, por ende mbetet e lirë.