Lajme nga Bota

Njerëzit në Kherson mes përpjekjeve për t'u shpëtuar plumbave dhe përmbytjeve

Njerëzit në Kherson mes përpjekjeve për t'u

Të paktën 600 kilometra katrorë të rajonit jugor Kherson të Ukrainës janë përmbytur pas shembjes së digës Nova Kakhovka të martën, sipas një komandanti ushtarak rajonal.

Ujërat e përmbytjeve janë rritur në një nivel mesatar prej 5.61 metrash.

Bregu lindor, i cili ndodhet më poshtë se ai perëndimori, pësoi edhe dëmet më të mëdha nga përmbytjet. Nga e gjithë zona e përmbytur, 68% ishte në bregun lindor dhe 32% në perëndim.

Gati 2,000 njerëz janë evakuuar nga "zona e rrezikut" dhe po qëndrojnë në strehëza të përkohshme.

Rusia nuk ndalet. Sulmet me armë vazhdojnë edhe teksa ekipet e shpëtimit luftojnë për të nxjerrë njerëzit nga banesat e përmbytura.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kanë qëlluar mbi ekipet e shpëtimit që po përpiqeshin të arrinin në zonat e përmbytura në pjesët e pushtuara të rajonit Kherson.

Kievi dhe Moska kanë fajësuar njëri-tjetrin për shembjen e digës. Shkaku mbetet i paqartë dhe analiza e CNN sipas imazheve satelitore tregon se diga ishte dëmtuar vetëm disa ditë para shembjes.