Lajme nga Bota

Njerëzit me ngjyrë po vaksinohen më pak në Amerikë

Njerëzit me ngjyrë po vaksinohen më pak në Amerikë

Nga Amy Schoenfeld Walker, Anjali Singhvi, Josh Holder, Robert Gebeloff dhe Yuriria Avila/ Komunitetet e njerëzve me ngjyrë kanë bartur barrën e pandemisë së Covid-19 dhe kanë marrë pjesë më të vogël të vaksinave të disponueshme. Shkalla e vaksinimit për amerikanët me ngjyrë është gjysma e asaj të njerëzve të bardhë, sipas një analize të Neë York Times.

Që nga 3 Marsi, 38 shtete ndanë publikisht të dhënat e racës dhe etnisë për njerëzit e vaksinuar. Nga këto të dhëna u gjenetuan dhe rezultatet e studimit.

"Njerëzit me ngjyrë po vaksinohen me ritme nën shifrat e përfaqësisë së popullatës së përgjithshme", tha Dr. Marcella Nunez-Smith që shtoi se kjo situatë duhet ndryshuar.

Amerikanët me ngjyrë dhe hispanikë kanë më pak të ngjarë se njerëzit e bardhë të kenë akses në internet për të bërë takime online; të ketë orare pune mjaft fleksibël apo edhe mundësi për të qenë njerëz të besueshëm për transportimin e vaksinave. Mungesa e plotë e informacionit apo aksesit në përgjithësi, i bënë edhe vetë ata më pak të predispozuar për të marrë vaksinën.

*Artikulli i NYTimes u përshtat në shqip nga Tiranapost.al