Lajme nga Bota

Një vajzë 23 vjeçare ka 11 fëmijë dhe dëshiron të krijojë familjen më të madhe në botë

Një vajzë 23 vjeçare ka 11 fëmijë dhe dëshiron

Kristina Ozturk shpreh dashurinë e saj të pamatë për fëmijët dhe familjen e saj, teksa vetëm 23 vjeç ka 11 fëmijë dhe kërkon të ketë edhe të tjerë.

Nëna nga Rusia në një moshë kaq të re, me kaq shumë fëmijë, nuk shpreh asnjë shenjë lodhjeje, përkundrazi, me padurim pret që të sjellë në jetë edhe fëmijë të tjerë.

Kristina është e dashuruar me jetën e saj familjare dhe me bashkëshortin e saj 56-vjeçar. Çifti ka shprehur dëshirën që të kenë 105 fëmijë dhe do të investojnë qindra mijëra euro për të bërë ëndrrën e tyre realitet.

“Nuk e di sa fëmijë do të bëjmë, por padyshim që nuk do të ndalemi tek 11 fëmijët që kemi”, - thotë Kristina.

Për të arritur shifrën e dëshiruar, bashkëshorti i saj do të japë spermën e tij edhe tek femra që do të pranojnë të lindin fëmijën e tij, kundrejt një shpërblimi financiar të kënaqshëm.

Teksa nuk kanë probleme financiare, sepse janë që të dy milionerë, çifti shumë shpejt, do të krijojë familjen më të madhe në botë.

tiranapost.al