Lajme nga Bota

Një tjetër shtet europian bën të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi 60-vjeç

Një tjetër shtet europian bën të detyrueshëm vaksinimin

Çekia ka vendosur të bëj të detyrueshëm vaksinimin për moshat mbi 60 vjeç, si masë paraprake për të frenuar koronavirusin. Gjithashtu vaksina do të vendoset me detyrim dhe për punëtorët më të rrezikuar si personeli mjekësor, policia, forcat e armatosura dhe brigada e zjarrfikësve.

Vendimi ka ardhur pasi Çekia renditet si vendi me shkallën më të ulët të vaksinimit në Europën Perëndimore dhe shifrat e infektimeve janë në rritje.

Vetëm 59.6% e çekëve janë vaksinuar, krahasuar me një mesatare prej 66.3%, sipas Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Ministri çek të Shëndetësisë ka deklaruar se dekreti pritet të miratohet javën e ardhshme.

Tiranapost.al