Lajme nga Bota

Një simptomë e re e Covid që është konstatuar tek personat e intubuar mund të jetë më e zakonshme nga sa mendohej

Një simptomë e re e Covid që është konstatuar tek

Pacientët me COVID-19 të cilët kanë qënë në kujdes intensiv kanë përjetuar delir të vazhdueshëm, sipas një studimi.

Por çfarë është deliri?

Deliri është një term mjekësor i përdorur për të përshkruar një gjendje e errësimit të vetëdijes. Njeriu shkëputet nga realiteti, ka ndryshime të shpejta të gjendjes së humorit, që shpesh shoqërohet dhe me fenomene psikotike. Në shumicën e rasteve rasteve nuk ka amnezi, por mund të shoqërohet dhe me amnezi të pjesshme. Simptoma klinike, lehtësisht të dallueshme të kësaj gjendje janë fenomene psikotike si halucinacionet apo deluzionet.

Hulumtimet fillestare kanë sugjeruar se deliri ndodh deri në 80 përqind të pacientëveme Covid-19 që nodhen në intubim, ndoshta si rezultat i humbjes së oksigjenit në tru ose inflamacionit të përhapur.

Së fundmi një analizë e re e pacientëve që kanë Covid të rëndë në një spital në Michigan, ka gjetur edhe më shumë dëshmi se deliri është një simptomë shumë e zakonshme e sëmundjes dhe që mund të ngadalësojë shërimin e pacientit nëse nuk trajtohet.

Duke përdorur të dhënat mjekësore dhe sondazhet e shkarkimit nga 148 pacientë të kontrolluar të cilet ndodhen në intubim midis marsit dhe majit 2020, studiuesit kanë gjetur se më shumë se 70 përqind e tyre përjetuan një shqetësim të zgjatur në aftësitë e tyre mendore.

Në shumicën e rasteve, deliri zgjati për disa ditë. Por gati një e treta e pjesëmarrësve u larguan nga spitali pa demonstruar se ishin shëruar plotësisht nga deliri i tyre.

Nga ata që u shkarkuan me shenja të dëmtimit njohës, gati gjysma kërkonin kujdes të kualifikuar mjekësor për të kaluar në shtëpi. Konfuzioni i tyre i vazhdueshëm e zvogëloi aftësinë e tyre për t'u kujdesur për veten, tregojnë sondazhet e mëtejshme.

"Këto rezultate përputhen me të dhënat e mëparshme që demonstrojnë një incidencë të lartë të delirit në pacientët që kanë Covid-in e rënduar " përfundojnë autorët.

"Për më tepër, kohëzgjatja mesatare e delirit (10 ditë) është relativisht e gjatë në krahasim me popullatat e tjera të sëmura në mënyrë kritike."

Ende nuk është e qartë nëse këto dëmtime të rënda janë rezultat i vetë virusit SARS-CoV-2, i cili duket se shkakton një numër të pazakontë të simptomave neurologjike që mund të vazhdojnë për gjashtë muaj ose më shumë, ose nëse është një shenjë e sëmundjes kritike më gjerësisht.

"Në përgjithësi, ky studim nxjerr në pah një arsye tjetër pse vaksinimi dhe parandalimi i sëmundjeve të rënda është kaq i rëndësishëm," thotë anesteziologu Phillip Vlisides nga Michigan Medicine.

"Mund të ketë komplikime neurologjike afatgjata për të cilat ndoshta nuk flasim aq sa duhet.", shtoi ai.

Studimi është botuar në BMJ Open

Tiranapost.al