Lajme nga Bota

Një ide nga SHBA-të si mund të bëhen koncertet në pandemi

Një ide nga SHBA-të si mund të bëhen koncertet në

Pandemia e koronavirusit ka bërë që një grup artistësh të muzikës Rock të organizojnë një koncert, por të pranishmit duhet të zbatonin rregullin për të qëndruar brenda një flluske.

“The Flaming Lips” në Oklahoma të SHBA-ve e quan disi absurde, por sipas grupit muzikor janë të vetmit që e praktikojnë këtë mënyë për të realizuar një koncert ku njerëzit mund të argëtohen. Edhe vetë ata shihen teksa luajnë muzikë brenda flluskës.

Një ide nga SHBA-të si mund të bëhen koncertet në

Brenda çdo fluske ndodhen deri në tre persona nga familja apo grup i ngushtë miqësor. Flluska mban oksigjen të mjatueshëm për rreth 1 orë e 10 minuta. Por kushdo që nuk ndihet mirë mund të dalë dhe të largohet.

Nëse bota do përballet me mungesë të vaksinave deri në verë ku të gjithë presin rikthimin në normalitet, a mund të shndërrohen kështu koncertet?

Shih videon më poshtë.

*Tiranapost.al.

*Tiranapost.al