Lajme nga Bota

Një grua nga Florida padit kompaninë pasi mac and cheese kërkoi më shumë se 3.5 minuta për t’u përgatitur

Një grua nga Florida padit kompaninë pasi mac and cheese kërkoi

Një grua nga Florida ka paditur një kompani që prodhon mac and cheese, duke pretenduar se gatimi kërkon më shumë kohë për t'u përgatitur se sa koha e reklamuar, 3.5 minuta.

Amanda Ramirez, nga Florida kërkon 5 milionë dollarë nga kompania. Padia gjithashtu i kërkon kompanisë të ndalojë reklamat mashtruese dhe të detyrohet të përfshihet në një fushatë reklamuese korrigjuese.

Nuk është hera e parë që një klient amerikan ka paditur një kompani për reklama të rreme.

Në fillim të këtij viti, një burrë nga Nju Jorku ngriti një padi kundër McDonald's duke pretenduar se reklamat e tyre i bënin burgerët e tyre të dukeshin shumë më të mëdhenj se sa ishin në të vërtetë.

Në padi thuhej se burgerët në marketing ishin të paktën 15% më të mëdhenj se sa në jetën reale.