Lajme nga Bota

Një faqe e vetme nga libri komik i ‘Spiderman’ shitet për 3 milionë euro

Një faqe e vetme nga libri komik i ‘Spiderman’ shitet për
Një faqe origjinale e një libri komik me ‘Spider-Man’ nga viti 1984, i serisë së rrallë ‘Secret Wars’ të Marvel, u shit për çmimin rekord 2.9 milionë euro në një ankand në Shtetet e Bashkuara.

Shitja e bën ‘Spiderman’ superheroin më të fuqishëm në lidhje me shitjet.

Në këtë faqe superheroi vesh për herë të parë kostumin e zi, i cili rezulton të jetë një simbiotë (parazit jashtëtokësor), që sjell në jetë Venom.

Është një moment që filmi, letërsia dhe televizioni janë përpjekur ta rikrijojnë vazhdimisht.

"Kjo faqe ishte vendi ku Peter Parker, adoleshenti heroik i fshehur nën maskën e Spider-Man, veshi vërtetë kostumin e tij të ri të zi", shpjegon shtëpia e ankandeve Heritage Auctions, duke përshkruar faqen 25 të publikimit. "Është një kostum me një sekret! Sepse shpejt rezulton se është i gjallë dhe ka axhendën e tij. Është origjina e personazhit të Venom!"

Punimi fillimisht u ofrua për 289,000 €. Por çmimet për komike, madje edhe faqe të vetme të librit komik të këtij lloji, janë vazhdimisht në rritje pasi fansat i pëlqejnë shumë.

Asnjë nga shitësit apo blerësit nuk u identifikua.

Rekordi i mëparshëm për një faqe origjinale të një komike amerikane daton në vitin 2014 kur një faqe që tregon paraqitjen e parë të Wolverine për një numër të 'The Incredible Hulk' që daton nga viti 1974, u shit për 573,650 €.