Lajme nga Bota

Një britanike hapi 30 profile të rreme në Instagram që të akuzonte ish të dashurin si përndjekës të dhunshëm

Një britanike hapi 30 profile të rreme në Instagram që
Një britanike 20-vjeçare është burgosur pasi krijoi më shumë se 20 profile të rreme në Instagram në përpjekje për ta bërë ish-të dashurin të duket si një ndjekës i dhunshëm.

Courtney Ireland-Ainsworth krijoi deri në 30 profile të rreme në Instagram midis korrikut dhe dhjetorit 2020.

Një britanike hapi 30 profile të rreme në Instagram që

Gazeta ‘The Sun’ raportoi se ajo i përdorte llogaritë, që pretendonte se drejtoheshin nga ish-partneri Louis Jolly me të cilin kishte qenë e lidhur për dy vjet, për t'i dërguar vetes mesazhe "të neveritshme.

Ireland-Ainsworth bëri dhjetë deklarata në polici për ish-partnerin e saj gjatë kësaj kohe, duke përfshirë një raport që ai e kishte kërcënuar me një mesazh se do ta godiste me thikë në gjoks. Ajo përfshiu familjen dhe miqtë në këtë gënjeshtër pasi i kishte kërkuar nënës së saj të telefononte policinë dhe të raportonte mesazhin ‘kërcënues’.

20 vjeçarja tha në gjykatën e Liverpool se Jolly e kishte filmuar duke ecur në rrugë, ngacmonte miqtë e saj, thyente sendet në shtëpinë e saj dhe hodhi një tullë në dritaren e gjyshes së saj.

Jolly u arrestua gjashtë herë për shkak të këtyre akuzave të rreme dhe kaloi 81 orë në paraburgim.

Ai gjithashtu humbi punën pas akuzave për sulm dhe përndjekje, u vendos në një shtetrrethim në shtëpi, për 12 orë në ditë duhej të vishte një etiketë elektronike të kyçit të këmbës dhe kishte urdhër mbrojtjeje kundër tij.

Jolly tha për mediat lokale se kjo kishte ndikuar shumë në shëndetin e tij mendor. Pati sulme paniku dhe kishte nevojë për ilaçe kundër depresionit.

Gjykata vërtetoi se të gjitha pretendimet e saj kishin qenë "të pavërteta" dhe kishin një "efekt absolutisht shkatërrues" mbi djalin dhe familjen e tij.

Jolly u lirua përfundimisht nga faji kur detektivët zbuluan rrjetën e saj të gënjeshtrave. Detektivët kërkuan të dhënat e përdoruesit nga Meta, e cila zotëron Instagramin dhe zbuluan se të paktën 17 llogari ishin krijuar duke përdorur adresat e emailit të Ireland-Ainsworth të lidhura me adresat IP të telefonit dhe celularit të shtëpisë së saj.

Ireland-Ainsworth u arrestua në dhjetor 2020 dhe pranoi se kishte shtrembëruar fajin e saj.

“Ajo deklaroi se ish-i dashuri i saj po e ngacmonte, por për ta bërë policinë ta besonte, dërgoi mesazhe të rreme në polici që ta merrnin seriozisht”, tha prokurori Paul Blasbery, për The Times.

Të hënën, Ireland-Ainsworth u dënua me dhjetë muaj burg dhe një urdhër ndalimi dhjetëvjeçar.

Sipas The Times, asaj iu reduktua dënimi për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Avokati i saj Jim Smith tha se e diagnostikuar me çrregullim të stresit "kompleks" post-traumatik (PTSD)".