Princesha Rajwa e Jordanisë solli në jetë një vajzë, mbesën e parë të mbretit Abdullah dhe mbretëreshës Rania.
Princesha u quajt Iman dhe lindi në spitalin e Qendrës Mjekësore King Hussein.
Princesha Rajwa është gruaja e Princit të Kurorës Husein të Jordanisë.
Në një album fotosh, mbretëresha Rania i prezantoi botës vogëlushen mbretërore.
Fotot tregojnë gjithashtu prindërit e rinj duke përqafuar të porsalindurën e tyre, takimin e Iman me gjyshërit dhe hallën e saj për herë të parë gjithashtu.
Lindja e Princeshës Iman erdhi rreth një vit pas dasmës ekstravagante të Hussein dhe Rajwa, e cila pati një listë me të ftuar yje, duke përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit.