Lajme nga Bota

Një 19 vjeçar refuzoi 5,000 dollarë nga Elon Musk për të mbyllur llogarinë që gjurmon avionin e tij në Twitter

Një 19 vjeçar refuzoi 5,000 dollarë nga Elon Musk për
Jack Sweeney, një 19-vjeçar të cilit Elon Musk i ofroi 5,000 dollarë për të mbyllur një llogari në Twitter që gjurmon avionin e miliarderit, tha për Business Insajder se e refuzoi ofertën sepse shuma nuk mjaftonte për të zëvendësuar kënaqësinë që merr nga drejtimi i llogarisë.

Musk i kërkoi 19 vjeçarit të hiqte llogarinë ‘Jet’ në Twitter, duke thënë se ishte një "rrezik sigurie". Ai shkroi në Twitter në fillim të këtij muaji se llogaritë e mediave sociale që diskutonin vendndodhjen e tij po "kthehen në një çështje sigurie".

Sweeney diskutoi me Musk në DM se si robotët e tij mund të gjurmojnë avionin dhe dha këshilla teknike se si miliarderi mund ta bëjë avionin e tij më pak të gjurmueshëm.

"Si thua për 5 mijë dollarë për këtë llogari dhe për ta bërë më të vështirë për njerëzit e çmendur të më gjurmojnë?" e ka pyetur Musk.

Sweeney u përgjigj: "Mund të bëhet, mund të mbyll llogarinë dhe të ofroj të gjithë ndihmën time. A ka ndonjë shans për ta rritur ofertën në 50 mijë dollarë?"

19-vjeçari përmendi financimin e kolegjit dhe i tha miliarderit se paratë mund të shkojnë për blerjen e një Tesla Model 3.

“Kam bërë shumë punë për këtë dhe 5 mijë nuk mjaftojnë”, tha Sweeney në një intervistë për Insajderin duke shtuar se nuk mund të zëvendësojnë "argëtimin që marr nga kjo”.

Sipas Sweeney, Musk duket se ka zbatuar disa nga këshillat e tij teknike, duke përdorur një sistem bllokues që ndryshon identifikuesin e avionit të tij duke e bërë më të vështirë gjurmimin.

Sweeney tha se kishte vendosur ta bënte publike ofertën sepse miliarderi kishte humbur interesin për një marrëveshje.

Llogaria e Elon Musk ‘Jet’ në Twitter u hap në qershor 2020. Llogaria paralajmëron ndjekësit për lëvizjet e avionit privat të Musk.