Lajme nga Bota

Nis hetimi zyrtar i prokurorisë kundër kryeministrit austriak Sebastian Kurz

Nis hetimi zyrtar i prokurorisë kundër kryeministrit austriak

Kancelari austriak Sebastian Kurz tashmë është subjekt zyrtar i një hetimi për korrupsion pasi u vërtetua se gënjeu përpara Komisionit Parlamentar në lidhje me skandalin e Ibizas dhe çështjet e mëvonshme që u krijuan prej tij.

Ka qenë vetë kryeministri Kurz me anë të një konference për shtyp ditën e sotme ka informuar se prokurorët e çështjes kishin kontaktuar shefin e tij të stafit Bernhard Bonelli dhe i kishin bërë me dije se kryeministri dhe zyra e tij ndodhen nën hetim për shkak të dyshimeve se mund të kenë dhënë dëshmi të rreme përpara komisionit.

“Është me të vërtetë gjynah që është bërë rrugë që Komisioni të nxisë një atmosferë konfliktuale, të të bëjë pyetje tendecioze dhe shpeshherë nënkuptime dhe në fund shtrembërojnë çdo fjalë që del nga goja jote”- ka thënë Kurz në fjalën e mbajtur ku ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat për korrupsion.

Komisioni në fjalë ishte ngritur për të adresuar skandalin “Ibiza” që solli prishjen e koalicionit mes partisë së Kurz dhe partisë së ekstremit të djathtë që drejtohet nga Hans-Christian Strauch. Punimet e këtij komisioni kanë shpënë në zbulimin e skandaleve të tjera që rëndojnë mbi Kurz dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt (lexo skandalet në artikullin e përkthyer nga Tiranapost).

Kjo është hera e parë që një kryeministër në detyrë është subjekt i një hetimi për korrupsion në Austri dhe pritet që t’i japë shumë kosto elektorale, një figure e cila indikonte se do të sillte ndryshimim me imazhin e tij të ri, por që u vërtetua se ishte thjesht një tjetër politikan “karriere”, me të gjithë aferat dhe konotacionin negativ që mund të ketë ky term.

Tiranapost.al