Nipi i Trump kundër tij: Ai është çmendur, do votoj Kamala Harris
Nipi i Trump, Fred Trump III ka thënë se nuk do të votojë për xhaxhain e tij në zgjedhjet presidenciale
“Çdo familje ka xhaxhain e tij të çmendur. Xhaxhai im Donald është i çmendur’, tha Fred Trump për ABC News.
“Unë besoj në politikë. Dhe pa diskutim, politikat e Kamala Harris janë ato mbështes, kështu që unë do të votoj për Kamala Harris. Nëse më pyesin, unë do të pranoj të jem pjesë e fushatës së saj pa hezitim”, tha ai.
Fred Trump ka akuzuar gjithashtu xhaxhain e tij se ka thënë se fëmijët me aftësi të kufizuara “thjesht duhet të vdesin”, dhe se ai është racist. Sigurisht Donald Trump i ka mohuar akuzat.
Fred nuk është i pari që e kritikon atë, Mary Trump kritikoi ashpër xhaxhain e saj, në vitin 2020. Ajo gjithashtu regjistroi fshehurazi biseda me orë të tëra me motrën e Trump, Maryanne Trump Barry, e cila iu referua vëllait të saj si “gënjeshtar”.