Lajme nga Bota

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në botë. Çfarë duhet të dini për një kontrollor të trafikut ajror

Nuk është vetëm presioni me të cilin kontrollorët duhet të përballen çdo ditë. Brenda industrisë ajrore shpesh bëhet një krahasim: Se një kontrollor i trafikut ajror është përgjegjës për më shumë jetë në një turn të vetëm, sesa është një kirurg gjatë gjithë karrierës së tij.

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në

Nuk do kishte kaq shumë interes dhe me detaje se çfarë bën një kontrollor (ATC) nëse nuk do ndodhte situata e paprecedentë një ditë më parë në Rinas, ku kontrollorët bojkotuan punën duke bllokuar të gjitha fluturimet. Në rrjetet sociale po zien debati, nëse ishte një organizim politik apo një ardhje në majë të hundës nga kontrollët të cilët thonë se prej kohësh kanë kërkuar t’u rikthehet paga që kishin para pandemisë. Rroga e tyre ishte gjithashtu një temë debati.

Por çfarë është një kontrollor?

Nëse aviacioni do të ishte muzikë, pilotët do të ishin muzikantët teksa fluturojnë me avion. Kontrollorët e hapësirës ajrore janë kompozitorët që hartojnë rrugët dhe procedurat e hapësirës ajrore për t'u përdorur nga avioni. Kontrollorët e trafikut ajror do të ishin përçuesit, duke u siguruar që avionët po fluturojnë aty ku duhet dhe që gjithçka të përshtatet pa shkaktuar probleme.

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në

A është punë e vështirë të jesh kontrollor i trafikut ajror?

Të jesh një kontrollor i trafikut ajror është e vështirë dhe shumë komplekse në aspektin që duhet të dish gjëra të tilla si standardet e ndarjes dhe rregulloret e hapësirës ajrore, ligjin për trafikun e ajrit, karakteristikat e performancës së avionëve dhe informacionin sektorial si frekuencat, rrugët ajrore dhe pikat gjeografike, këto janë vetëm disa nga pikat kryesore. Për një kontrollor të trafikut ajror, dy orë punë janë si dy ditë, pra nuk përbën ndryshim sa u përket ngarkesës, presionit dhe përgjegjësisë së tyre.

A mund të bëhet kushdo kontrollor? A mund të mësojë çdokush aftësitë e kërkuara?

Kontrolli i trafikut ajror është rrjedha e sigurt dhe e shpejtë e trafikut ajror dhe një kontrollor i trafikut ajror është arbitri i një pjese të hapësirës ajrore i cili siguron si sigurinë ashtu edhe udhëtimin e sigurt të avionëve që fluturojnë në të.

Kontrolluesit e trafikut ajror kanë një listë të përparësive, jo shumë ndryshe nga pilotët, të cilave u përmbahen.

Prioriteti i parë është garantimi i sigurisë së pasagjerëve dhe trajektores së avionit. Kjo garantohet vizualisht, përmes përdorimit të radarit (dhe teknologjisë si ADS-B!), Ose përdorimit të raporteve të pozicionit të avionit (dhe ndikuar prej vlerësimeve të motit për pikat e ardhshme).

Kontrollorët gjithashtu duhet të flasin me kontrollorët e tjerë për të siguruar që avionët të qëndrojnë të ndarë dhe të lënë një vëllim të hapësirës ajrore për një tjetër avion.

Koordinimi nuk është thjesht transmetimi i informacionit përkatës të lidhur me pozicionin e avionit, por edhe informacioni tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me kalimin e një avioni (ndikuar nga kushtet e motit, ose hapësira ajrore me përdorim të kufizuar).

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në

Ashtu si një pilot, komunikimi është absolutisht thelbësor që një kontrollor të komunikojë në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur për të siguruar që ndarja e hapësirës sipas trajektores të ruhet e tillë, dhe fluksi i trafikut të vazhdojë normalisht. Komunikimi gjithashtu përfshin shpërndarjen e informacionit thelbësor si informacione nga moti, rreziqet e mundshme, dhe transmetimin e informacionit nga avioni gjithashtu.

Komunikimet bëhen kryesisht përmes radios VHF (megjithëse HF përdoret akoma gjerësisht në hapësirën ajrore oqeanike për mbulimin e saj shumë më të lartë), por ndërsa teknologjia është zhvilluar mjete si CPDLC kanë ndihmuar të përmirësojnë sigurinë dhe efikasitetin.

Kontrollorët në kullë është një prej llojeve të kontrollorëve.

Kontrollori në kullë ka disa ndarje të tjera; kontrolli në tokë, kontrolli lokal ose ajror dhe dorëzimi i lejes (udhëzimi i avionëve për fluturimin).

Kontrollori tokësor merret me lëvizjet tokësore të avionëve në një aeroport, kjo sepse kontrollori i kullës nuk është përgjegjës vetëm për largimin ose uljen e avionit në pista; çdo kthim prapa, devijim, lëvizje në pistë, madje edhe automjete të tjera si makina inspektimi do duhet të komunikojnë me kontrollorët e kullës dhe të marrin leje. Nuk lejojnë uljen e ngritjen e avionit nëse mungon qoftë një e dhënë e transmetuar.

Hapësira ajrore e kullës zakonisht nuk mbulon më shumë se 10 milje detare, ose afërsisht 19 km rreth dhe mbi aeroport.

Çfarë e bën të vështirë profesionin e Kontrollit

Gama e njohurive që duhet të studiohen gjatë trajnimit dhe të nguliten në memorie, shkon në mijëra e mijëra faqe. Kontrollorëve të trafikut ajror u kërkohet të njohin procedurat ATC, veçanërisht standardet e ndarjes dhe rregulloret e hapësirës ajrore, ligjin ajror, karakteristikat e performancës së avionëve dhe informacionin sektorial si frekuencat, rrugët dhe pikat gjeografike.

Në stacionin e tyre specifik të punës duhet të mësohen shumë njohuri të tjera, si përshembull mbi transmetuesit dhe marrësit e stacioneve në radio, të përdorësh pajisjet rezervë emergjente dhe ndërveprim i përgjithshëm i sistemit.

Kontrolluesit e trafikut ajror merren me skenarë të ndryshueshëm vazhdimisht çdo ditë. Ndërsa fluksi i trafikut nga një aeroport është pak a shumë i njëjtë, mjafton vetëm një vonesë në pak sekonda, ose një ndryshim i motit, për të shtuar kompleksitetin. Këto janë vetëm disa nga qindra variablat me të cilat duhet të merret një kontrollues i trafikut ajror gjatë kryerjes së punës.

Ekzistojnë dy aftësi që janë thelbësore për një kontrollues të trafikut ajror; ndërgjegjësimi hapësinor (një aftësi dhe mirëkuptim për të ndërtuar një pamje vizive të objekteve dhe mënyrën se si ato lëvizin dhe ndryshojnë pozicionet dhe po aq e rëndësishme është aftësia për të punuar nën presion të jashtëzakonshëm.

Ndërsa shumica e njerëzve kanë një nivel të ndërgjegjësimit hapësinor (për shembull, kur ngasin një makinë dhe arrijnë në një kohë të shpejtë të përcaktojnë mënyrën më të mirë të devijimit për të shmangur një aksident në trafik), kontrollorët e trafikut ajror duhet të jenë të aftë të ndërtojnë një skenar trafiku tre-dimensional nga informacioni i paraqitur në formë dy-dimensionale në ekranin e tyre. Jo vetëm kaq, por kjo skemë ndryshon çdo sekondë!

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në

Kontrolluesit proceduralë, ndonjëherë duke përdorur shirita letre për të paraqitur informacion mbi avionët që fluturojnë nëpër sektor, kanë një detyrë edhe më të mundimshme për të provuar duke vizualizuar pozicionin e trafikut përkatës brenda një sektori.

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në

Avionët transmetojnë pozicionet e tyre aktuale dhe japin një vlerësim për një tjetër, duke lejuar kontrollorin të krijojë skemën se ku është secili avion dhe si t'i ndajë informacionet me kontrollorë të tjerë, ku përdoret edhe një gjuhë e koduar specifike vetëm për kontrollorët.

Këta shembuj më lart as nuk merren në konsideratë në situatat kur ka periudha të trafikut të madh ajror, ku ka më shumë se një pistë ajrore, kur moti është i keq, ku ka stuhi, të cilat përveçse kërkojnë një saktësi absolute të kontrollorit, por edhe ruajtje të gjendjes jo stresuese.

Një kontrollues i trafikut ajror, pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje mund të trajnohet dhe licencohet në një vit. Por kjo ndryshon shumë nga vendi në vend dhe varet nga shumë variabla; hapësira ajrore, trafiku dhe kompleksiteti i sistemit.

18-24 muaj është një kornizë kohore tipike për një student për të përfunduar akademinë dhe trajnimin në vendin e punës.

Nuk është vetëm presioni me të cilën kontrollorët duhet të përballen çdo ditë. Brenda industrisë ajrore shpesh bëhet një krahasim: Se një kontrollor i trafikut ajror është përgjegjës për më shumë jetë në një turn të vetëm, sesa është një kirurg gjatë gjithë karrierës së tij.

Fakti i thjeshtë është që çdo herë që një kontrollor futet në turn dhe merr përgjegjësinë për sektorin e tij, ai merr përgjegjësi për çdo jetë që ndodhet brenda një avioni, për të cilin një kontrollor duhet të garantojë fluturimin dhe uljen në destinacion në mënyrë të sigurt. Shkurt: Jeta dhe mirëqenia e secilit anëtar të ekuipazhit dhe pasagjerit në një avion është në duart e kontrolluesit të trafikut ajror.

Për kontrollorin e trafikut ajor thuhet të jetë profesioni më stresues në botë. Nëse nuk ju duket profesioni i vështirë, a do mund të jetonit çdo ditë me një përgjegjësi të tillë mbi supe për 4,200 dollarë në muaj?

Nga aftësitë tek klasifikimi si profesioni më stresues në
Rroga në disa vende të tjera të botës.

Përkthyer për Tiranapost.al. E.B