Lajme nga Bota

Nestle ndalon dërgesat e markave KitKat dhe Nesquik në Rusi, pas kritikave të Zelenksy-t

Nestle ndalon dërgesat e markave KitKat dhe Nesquik në Rusi, pas

Gjigandi i ushqimit Nestle ka pezulluar dërgesat e markave KitKat dhe Nesquik në Rusi pas kritikave nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për lidhjet e kompanisë me Rusinë.

“Ne po pezullojmë markat e njohura Nestlé si KitKat dhe Nesquik. Kemi ndaluar tashmë importet dhe eksportet jo thelbësore në Rusi, kemi ndaluar të gjitha reklamat dhe kemi pezulluar të gjitha investimet kapitale në vend. Natyrisht, ne jemi plotësisht në përputhje me të gjitha sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë. Çdo fitim do t’u dhurohet organizatave të ndihmës humanitare”, tha kompania Nestle në një deklaratë.

Nestle do të vazhdojë dërgimin e ushqimeve thelbësore, si ushqimi për foshnjat dhe ushqimi mjekësor/spitalor.

“Kjo qasje është në përputhje me qëllimin dhe vlerat tona. Ai mbështet parimin e sigurimit të së drejtës bazë për ushqim”, tha Nestle.