Scriptorium

Në Sofje me Danila Stoyanova

Arsyeja pse ra komunizmi nuk është ajo që thonë historianët. Komuzmi u përmbys sepse ishte i trishtë.

Në Sofje me Danila Stoyanova

Manuel Vilas/ Para pak ditësh isha në Sofje, sapo mbërrita në aeroport mendova për Bob Dylan. Gjithmonë ai më vjen në mendje kur udhëtoj për në vende që nuk i njoh, do ketë performuar në këtë qytet apo jo. Ngela duke vështruar vilat, apartamentet. U ndjeva bullgar, sic e kam zakon. Djalë e nip i bullgarëve. Imagjinoja veten duke jetuar në një prej atyre shtëpive ndërkohë që më përcillnin për në hotel. Nuk jetohej keq. Dy dhoma, sallon i madh, kuzhinë dhe një tualet. Plot dritë. Duke pasur parasysh moshën time, shtëpine ma dha shteti. Epoka Sovietike që vallëzon në urbanistikë.

Arsyeja e rënies së komunizmit nuk është ajo që thonë historianët. Komunizmi u përmbys sepse ishte i trishtë. Tani ai trishtim është shëndrruar në nostalgji. Sigurisht nëse të vënë përpara zgjedhjes, të vdesësh nga uria apo nga trishtimi, do zgjedhësh të mos vdesësh nga uria. Sepse nëse ekziton dicka më e trishtë se vetë trishtimi, ajo ështe uria. Nëse do të dija të shkruaja sonete, do tia dedikoja një malit Vitosha, që kryeson qytetin me elegancën dhe ëmbëlsinë e tij, si të ishte një engjëll.

Pyes gjithandej për emrat e shkrimtarëve bullgarë. Pse nuk janë përkthyer në Spanjisht? Përpiqem medoemos të mësoj fjalë Bullgarisht. Sigurohem që Jezu Krishti është i pranishëm në të gjitha kishat që vizitoj. Ai është Elvis Presley i Mesjetës dhe i Rilindjes . Vizitoj kishën e mahnitshme ortodokse në Boyana, kundroj portretet e carit Konstantini I dhe të së shoqes, Irinës. Marr kohë për ti vështruar. Cari ka një një buzëqeshje plot mirësi të cilës nuk i besoj dot.

Një mikeshë e imja më dhuron një libër të poetes bullgare, Danila Stoyanova, Një botim i Diliana Ivanova në bashkëpunim me Juan Antonio Bernier, përkthyer në Spanjisht. Në kopertinën e librit është fytyra pothuajse adoleshente e Danilës. Ka veshur një këmishë të zezë dhe një buzëqeshje në ktë foto. Ajo humbi jetën në moshën 23 vjeçare nga leuçemia. Lindi në Sofia në vitin 1961 dhe u largua nga kjo botë në Paris në vitin 1984. Jetoi një vit më pak se James Dean.

Më bënë një intervistë në një kanal televiziv. Nje gazetare bullgare më pyet në lidhje me situatën e Covid në Spanjë, pse shifrat janë aq alarmante. Në mendje më vijnë dy përgjigje: a) Spanja, si Izraeli, është një popull i zgjedhur nga Zoti ose nga AntiKrishti, si e si të jetë i zgjedhur nga një forcë e mbinatyrshme, b) Virusi është dashuruar përhumbshëm me spanjollët. Megjithatë, përgjigja ime ishte kjo: po progresojmë në mënyrën e duhur dhe do ta mposhtim virusin pa lënë asnjë pas.

Përkthyesja bullgare e veprave të mia më thotë që nuk e di se kur do mund të vijë sërish në Spanjë. I thashë që së shpejti. Në dorë mbaj poemat e Danila Stoyanova dhe më kap syri një varg ¨nuk duroj dot ti shoh duart e tua mbi akull¨.

Manuel Vilas është shkrimtar Spanjoll, fitues i disa çmimeve.

*Artikulli u përkthye në Shqip nga Albana Murra për Tiranapost.al.