Lajme nga Bota

Në SHBA vaksina për të gjithë që nga sot, Biden bën thirrje skeptikëve

Në SHBA vaksina për të gjithë që nga sot, Biden

Presidenti amerikan Joe Biden me anë të një deklarate publike ka informuar se që prej ditës së sotme do të fillojë vaksinimi anti-COVID për të gjithë banorët e Shteteve të Bashkuara të çdo moshe dhe profesioni. Biden i ka nxitur qyterarët që ta marrin vaksinën për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Deklarata e Joe Biden:

Kam lajme të mira. Që nga dita e sotme të gjithë kanë të drejtën të marrin vaksinën. Ne kemi mjaftueshëm doza, ju duhet të jeni të mbrojtur dhe duhet të mbroni komshinjtë dhe familjarët tuaj. Kështu, ju lutem merreni vaksinën.

Tiranapost.al