Lajme nga Bota

Në Miss Universe 2022 mund të marrin pjesë edhe nënat dhe gratë e martuara

Në Miss Universe 2022 mund të marrin pjesë edhe nënat dhe

Konkursi i bukurisë Miss Universe hap dyert edhe për gratë e martuara dhe nënat. Për edicionin e vitit 2022, një rregull " seksist dhe retrograd " që ka qenë në fuqi për 70 vjet është eliminuar.

Mediat amerikane e raportuan: deri më tani rregullorja parashikonte që fitueset të ishin beqare dhe se nuk mund të bënin fëmijë, derisa në kokë të kishin kurorën e mbretëreshës.

Në Miss Universe 2022 mund të marrin pjesë edhe nënat dhe

“Ashtu si shoqëria po ndryshon dhe tashmë femrat zënë role që më parë ishin të rezervuara vetëm për meshkujt, ishte koha që të hapeshin konkurset për femrat me familje ”, tha Andrea Meza fituesja e Miss Universe 2020 në një intervistë.

“Disa njerëz janë kundër këtyre ndryshimeve, sepse ata gjithmonë kanë dashur të shohin një grua të bukur beqare të gatshme për një lidhje. Ata gjithmonë kanë dashur të shohin një grua që nga jashtë duket aq e përsosur sa të jetë pothuejse e paarritshme. E para është seksiste, e dyta është joreale".

Tiranapost.al