Lajme nga Bota

Në mars apo prill? Zërat se kur do mbahet Sanremo 2021 për shkak të pandemisë

Në mars apo prill? Zërat se kur do mbahet Sanremo 2021 për shkak

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, festivali Sanremo 2021 duket se do të shtyhet sërish. Nisur nga zërat në mediat italiane, thuhet se do të mbahet nga marsi që ishte parashikuar, për në prill.

Në muajt e fundit, organizatorët e Festivalit tashmë i kishin shtyrë datat, duke i zhvendosur ato nga Shkurti në fillim të Marsit, por vala e dytë e pandemisë, e cila po shkakton viktima dhe numër të lartë të infektuarish në Itali, sjell një tjetër skenar dhe gjasat janë që Sanremon ta shohim në prillin e ardhshëm.

Në këtë vit të vështirë pandemik, qyteti i Sanremos dukek se ka pësuar shumë humbje në nivel ekonomik.

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për shtyrjen nga drejtori artistik Amadeus, përveç vullnetit të tij për të organizuar edicionin e 71-të të Festivalit duke respektuar të gjitha masat shëndetësore të dobishme për të përmbajtur përhapjen e koronavirusit.

Në rrjetet sociale italiane aludohet dhe bëhen parashikime për datat e Festivalit. Madje në disa faqe kanë filluar të hedhin edhe baste.

Sido të jetë, thuhet se në skenën e Ariston do të jenë Amadeus dhe Fierello. Megjithatë, flitet për një rikthim të Antonella Clerici ose Michelle Hunziker por mbetet surprizë nëse do të jetë edhe blogerja e modës Chiara Ferragni.

Pritet që gjatë muajit dhjetor, të zbulohen të gjithë emrat e këngëtarëve dhe këngëve që do të marrin pjesë në garë dhe data zyrtare se kur do të zhvillohet festivali.

*Blogs.com/ Tiranapost.al.