Në Kiev mbahet samiti Europian, ndërkohë që alarmi ndizet për bombë

E Premte 3 Shkurt 2023, 13:16
TiranaPost
Përfaqësues të BE-së janë duke mbajtur samitin në Kiev, ndërkohë që sirenat janë ndezur.
Ky është i pari samit që mbahet prej një viti, që kur Rusia ka pushtuar Ukrainën.
Në krye të axhendës do të jenë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Presidenti e kërkon me ngulm dhe shpejtësi, por pritshmëritë nuk janë të larta që në këtë samit të merret një vendim pozitiv. Ajo që pritet është mbështetja e vazhdueshme që Ukraina po merr dhe do të vijojë të marrë nga BE për përballimin e luftës.
Të pranishëm në takim janë përfaqësues të vendeve të Bashkimit Europian dhe jo drejtuesit e 27 shteveve.