Lajme nga Bota

Anglia ka gati listën për destinacionet e verës. Ok edhe Shqipëria, por do guxim

Anglia ka gati listën për destinacionet e verës. Ok edhe

Qeveria britanike do të shpallë nesër listën e vendeve të kategorizuara si të sigurta ‘green list’ –lista e gjelbër. Kjo do të thotë se nga data 17 maj, britanikët do jenë në gjendje të udhëtojnë në ato vende pa pasur nevojë për karantinë, edhe pse do kërkohet një test Covidi para dhe pas nisjes.

Qytetarët janë të emocionuar pasi më në fund do mund të udhëtojnë dhe të pushojnë pas muajve të vështirë nën pandemi me bllokime.

Ndërkohë që pritet lista zyrtare, eksperti i udhëtimeve Simon Calder ka treguar se në total janë 30-40 vende që do të renditen si të sigurta, ai përmend edhe Shqipërinë. Shumë prej vendeve kanë kufizime që ndalojnë britanikët të kalojnë kufirin, por Shqipëria nuk do vendosë asnjë rregull për turistët e kësaj vere, duke qënë se procesi i vaksinimit vijon intensiv.

Sipas Calder:

"Unë llogaris 30 deri në 40 vende që do të shpallen të gjelbërta, por gjysma janë të paarritshme: ose nuk na duan si Australi, Zelandë e Re, ose nuk mund t'i arrijmë pa pika tranziti që mund të jenë në listën e kuqe, si Butan, San Marino.

Për pushime të shkurtra / të mesme, në listën e gjelbër mendoj se do jenë Finlanda, Gjibraltari, Islanda, Irlanda, Izraeli dhe Norvegjia dhe tre destinacione për plazhin: Malta, Portugalia dhe Shqipëria e guximshme".

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.