Lajme nga Bota

Ndihmoi vëllain e akuzuar për ngacmim seksual, CNN pezullon nga puna gazetarin Chris Cuomo

Ndihmoi vëllain e akuzuar për ngacmim seksual, CNN pezullon nga puna

Gazetari i CNN Chris Cuomo është pezulluar nga puna. Ai akuzohet se ka ndihmuar vëllain e tij teksa ky i fundit, ish-guvernator i Nju Jorkut, përballej me disa akuza për ngacmim seksual. Chris ka përdorur kontaktet e tij si gazetar, është lidhur edhe me gratë që akuzonin vëllain e tij dhe informacionet që ka marrë, nuk i ka përdorur për CNN, por ia ka kaluar stafit të vëllait të tij.

Ndaj deri në përfundim të hetimeve, CNN e ka pezulluar nga puna gazetarin.

CNN i kishte lejuar Chris-it të intervistonte vëllain e tij Andrew disa herë gjatë pandemisë, edhe kjo shkon kundër rregullave të televizionit. Megjithatë askush nuk mendonte se Chris ishte përfshirë kaq shumë në këtë çështje.

Programi i tij i përditshëm në prime-time është një nga më të ndjekur dhe do të shikohet në vazhdim se ç`vendim do të merret në lidhje me të.