Lajme nga Bota

Ndarje si me thikë me epokën Trump! Emërimi interesant i diplomatit Antony Blinken si Sekretar i Shtetit

Ndarje si me thikë me epokën Trump! Emërimi interesant i

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden pritet të emërojë anëtarët e parë të kabinetit të tij, ndërkohë që diplomati Antony Blinken pritet të jetë Sekretari Amerikan i Shtetit dhe përgjegjës për ringritjen e Amerikës në skenën e demokracisë ndërkombëtare.

Ai ka shërbyer në role të nivelit të lartë të sigurisë kombëtare kur Biden ishte nënpresident gjatë administratës Obama.

Kur Biden ishte senator, Blinken ishte drejtori i stafit në komitetin e punëve të jashtme. Pas administratës së Obamës, Blinken bashkëthemeloi firmën e strategjisë politike WestExec Advisor së bashku me një tjetër ish-të epokës së Obamës, Michele Flournoy.

Pas lajmit se Antony Blinken do të jetë pjesë e kabinetit të Biden emri i tij filloi të qarkullonte sërish në mediat sociale.

Pas katër vitesh të një administrate që ka ndarë fëmijët migrantë nga prindërit e tyre, ardhja e Blinken në Departamentin e Shtetit do të shënojë një ndryshim dramatik, pasi Blinken cilësohet si një ndërkombëtarist i lindur.

Para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimin e Barak Obamës, ai kishte zakon të luante në një lojë futboll çdo javë me zyrtarë të SHBA, diplomatë të huaj dhe gazetarë. Kur ishte student ëndërronte të bëhej krijues filmash, ndërkohë që ka bërë edhe dy këngë dashurie të titulluara "Lip Service" dhe "Patience".

Emërimi i Antony Blinken si Sekretar i Shtetit cilësohet si qetësim i nervave të lodhura të aleatëve perëndimorë, duke i siguruar ata që SHBA është kthyer si një lojtar konvencional.

Sfondi i Blinken është shumë evropian dhe ai e ka përshkruar Brexit si "një rrëmujë totale".

Ata që e njohin mirë Blinken këmbëngulin se angazhimi i tij për të drejtat e njeriut është i vërtetë dhe i rrënjosur në përvojë.

Blinken gjithashtu punoi në Shtëpinë e Bardhë gjatë periudhës së Clintonit për ndërhyrjet në Bosnjë dhe Kosovë.

 

*Artikulli i marrë nga The Guardian. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.