Lajme nga Bota

Navalny zhvendoset nga burgu në Moskë, vendndodhja e tij do të jetë e panjohur për disa javë

Navalny zhvendoset nga burgu në Moskë, vendndodhja e tij do të

Edhe pas apeleve ndërkombëtare për lirimin e liderit opozitar rus Alexei Navalny, Kremlini jo vetëm që nuk ka zbutur qëndrim përkundrejt tij, por përkundrazi e ka dërguar në një koloni burgjesh në Rusi, ku kushtet e mbajtjes janë më pak të mira se kushtet në burgun e Moskës, ku ai ndodhej më parë.

Për më tepër sipas ligjit rus për burgimet do të duhen disa javë që lokacioni i ri i burgimit të tij të zbulohet, çka e vështirëson kontaktin e Navalny-t me mbështetësit e tij.

Situata ka nxitur Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut të gjykojë me shpejtësi çështjen e dërguar nga avokati i Navalny-t, duke shpallur se arrestimi është bërë në shkelje të konventave ndërkombëtare të cilat janë firmosur edhe nga vetë Rusia. Megjithatë vendimi pritet të jetë vetëm simbolik përderisa autoritetet ruse nuk i janë përgjigjur.

Kujtojmë se pak ditë më parë diplomacia europiane ka vendosur sanksione kundër disa individëve pranë regjimit të Putin, asetet e të cilëve u ngrinë në territorin e BE si dhe iu ndalua qarkullimi i lirë.

Tiranapost.al