Lajme nga Bota

Navalny po sulmohet edhe i vdekur. Inteligjenca Artificiale shpik një tradhti bashkëshortore dhe një sherr nuse-vjehrrë

Navalny po sulmohet edhe i vdekur. Inteligjenca Artificiale shpik një

Alexey Navalny duket se ia tund themelet udhëheqësve rusë, edhe i vdekur. Për këtë arsye kanë gjetur një zgjidhje: t'i shkatërrojnë imazhin.

Me ndihmën e AI kanë krijuar disa ngjarje inekzistente.

Navalny po sulmohet edhe i vdekur. Inteligjenca Artificiale shpik një

E para është një foto që qarkullon e gruas së tij, shkrepur në 2021-shin me një mik të familjes. Yevgeny Chichvarkin shkruante në atë kohë në postim: Me Zonjën e Parë të Ardhshme të Rusisë. Kurse sot, me fotoshop, qarkullon një postim në të cilin gruaja e Navalny e prezanton si partnerin e saj të ri.

Navalny po sulmohet edhe i vdekur. Inteligjenca Artificiale shpik një

Kjo nuk është më e keqja. Një audio e krijuar me AI shfaq zërin e nënës së Navalny që akuzon nusen, se ishte ajo që e riktheu në Rusi, që ai të vritej dhe ajo të dilte me meshkuj të tjerë.

Navalny po sulmohet edhe i vdekur. Inteligjenca Artificiale shpik një

E sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, as vetë Navalny nuk është kursyer. Në trupin e tij, përmes fotoshop kanë shtuar një tatuazh, fytyrën e Hitlerit.