Lajme nga Bota

NATO pritet të rrisë forcat ushtarake në kufirin me Ukrainën

NATO pritet të rrisë forcat ushtarake në kufirin me Ukrainën

NATO ka rritur ndjeshëm praninë e saj në kufirin lindor të aleancës, me rreth 40,000 trupa të përhapura nga Baltiku në Detin e Zi dhe po kërkon të vendosë katër njësi të reja luftarake në Bullgari, Hungari, Rumani, Sllovaki.

“Unë pres që liderët të bien dakord të forcojnë qëndrimin e NATO-s në të gjitha fushat, me rritje të mëdha në pjesën lindore të aleancës. Në tokë, në ajër dhe në det”, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi përpara një samiti të NATO-s në Bruksel të enjten.