Lajme nga Bota

NASA prodhon oksigjen në Mars, mund të mbajë një person për disa orë

NASA prodhon oksigjen në Mars, mund të mbajë një person

Një arritje e madhe është shënuar nga NASA, e cila arriti të prodhojë mjaftueshëm oksigjen në Planetin e Kuq për të mbajtur një astronaut për disa orë.

Kjo falë një “kubi të vogël, të artë”, i cili ndodhet në roverin Perseverance të NASA-s dhe prodhonte mjaftueshëm oksigjen në Planetin e Kuq, sipas Daily Mail.

Roveri Perseverance, i cili u ul në Planetin e Kuq në shkurt 2021, ka djegur periodikisht dioksid karboni atmosferik dhe ka prodhuar sasi të vogla oksigjeni për më shumë se dy vjet.

Duke përdorur një pajisje jo më të madhe se një furrë me mikrovalë, ai arriti të nxjerrë gjithsej 122 gram oksigjen, i cili mund të mbajë një astronaut për rreth tre orë.

Rreth 5 g është e mjaftueshme për një astronaut për 10 minuta, duke dhënë shpresë se prodhimi në një shkallë më të madhe mund të mbështesë jetën e njeriut dhe të sigurojë karburant raketash gjatë eksplorimeve të ardhshme.