Naomi Campbell tregon me video problemin e vërtetë të amerikanëve: Shihni si gënjen kur pyetet se kush e goditi
Kanë dalë në protestë për vrasjen makabre të George Floyd, por duket se vetë amerikanët e kanë problemin me afro-amerikanët me ngjyrë. Dhe dëshmia është kjo video që ka postuar Naomi Campbell.
Është një burrë me plagë në fytyrë nga përleshjet në protestë dhe kur gazetari e pyet se si u katandis në këtë mënyrë, ai thotë se e goditën dy afro-amerikanë. Në fakt videoja tregon se ndaj tij qëlluan disa persona, por jo afro-amerikanë.
Kjo histori i ngjason asaj të pak ditëve më parë me Amy Cooper e cila mori në telefon policinë duke thënë se po kërcënohej nga një afro-amerikan, i cili në të vërtetë nuk po bëjnte asgjë, thjesht po i kërkonte të lidhte qenin pasi në parkun ku po qëndronin është e ndaluar ta mbash zgjidhur. Po të mos ishte videoja që filmoi vetë Christian Cooper kushëdi se çfarë do ndodhte me të.
Shihni videon dhe komentin që ka bërë modelja Campbell.