Lajme nga Bota

Moti i keq mbërthen Barcelonën. Prindërit janë urdhëruar t`i lënë fëmijët në shkollë, pasi është vend i sigurt

Moti i keq mbërthen Barcelonën. Prindërit janë

Moti i keq në Barcelonë ka përmbytur rrugën dhe reshjet me intensitet të lartë vijojnë. Autoritetet lokale kanë sugjeruar prindërit të mos shkojnë për të marrë fëmijët nga shkolla. Së pari mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve dhe së dyti shkollat konsiderohen një vend i sigurt. Mësuesit dhe punonjësit janë urdhëruar të qëndrojnë në institucione për të shmangur kalimin në rrugët e përmbytura.


Protecció Civil (Mbrojtja Civile) ka paralajmëruar mëngjesin e sotëm për intensitet të lartë të reshjeve, në disa raste të shoqëruara me breshër.