Lajme nga Bota

Momenti kur avioni me 62 persona në bord rrëzohet në Brazil

Momenti kur avioni me 62 persona në bord rrëzohet në Brazil

Një avion me 62 persona në bord është rrëzuar në periferi të São Paulo, sipas Mbrojtjes Civile të Brazilit.

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva ka dalë në një deklaratë për mediat me keqardhjen se me gjasë të gjithë pasagjerët mund të kenë vdekur në aksident.

Sipas të dhënave në Flightradar24, avioni Voepass u largua nga Cascavel dhe ishte rrugës për në São Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30 me orën lokale.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim se si ka ndodhur aksidenti”, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore Voepass.


Momenti i rrëzimit të avionit që duket si një zog në fluturim, është regjistruar nga kamerat.