Lajme nga Bota

Mjekja afrikano-jugore që ngriti alarmin për variantin Omicron: Simptomat janë të pazakonta, por të buta

Mjekja afrikano-jugore që ngriti alarmin për variantin

Dr Angelique Coetzee është mjeka afrikano-jugore e cila paralajmëroi autoritetet për variantin e ri Omicron, ka thënë në një deklaratë për Telegraph se simptomat janë të pazakonta, por të buta.

Dr Angelique Coetzee tha se ajo u alarmua fillimisht për mundësinë e një varianti të ri kur pacientët në klinikën e saj private filluan të vinin në fillim të këtij muaji me simptoma të Covid-19 që nuk kishin kuptim të menjëhershëm.

Pacientët përfshinin të rinj të prejardhjeve dhe etnive të ndryshme me lodhje intensive dhe një fëmijë 6-vjeçar me tension shumë të lartë, tha ajo. Asnjë nga ta nuk kishin probleme me shijen dhe nuhatjen.

"Simptomat e tyre ishin kaq të ndryshme dhe kaq të buta nga ato që kisha trajtuar më parë," tha Dr Coetzee.

Ajo deklaroi se në total, rreth 20 pacientë të saj kanë rezultuar pozitiv për variantin e ri. Ajo shtoi se gjysma e tyre ishin të pavaksinuar.

“Kemi pasur një rast shumë interesant, një fëmijë, rreth gjashtë vjeç, me temperaturë dhe tension shumë të lartë, dhe pyesja veten nëse duhet ta pranoja. Por kur e ndoqa dy ditë më vonë, ajo ishte shumë më mirë”, shtoi ajo.

Dr Coetzee, e cila po informonte shoqatat e tjera mjekësore afrikane të shtunën, e bëri të qartë që pacientët e saj ishin të gjithë mirë dhe ajo ishte e shqetësuar se varianti i ri mund të godiste ende njerëzit e moshuar - me sëmundje shoqëruese si diabeti ose sëmundjet e zemrës.

Tiranapost.al