Misteri i vdekjes së modeles braziliane, pasi mori pjesë në festën e një reperi amerikan
E Mërkurë 2 Tetor 2024, 14:35
TiranaPost
Një modele braziliane, Adriana Vieira, është gjetur e vdekur pasi mori pjesë në një festë në anijen e një reperi amerikan.
Emri i reperit që organizonte festën nuk është bërë i ditur ende raporton the sun.
Sipas dëshmive, 31-vjeçarja pas festës kishte hyrë në ujë për të notuar në gjirin e Miamit, para se të gjendej trupi i saj i pajetë, por gjithçka po hetohet.
Modelja 31-vjeçare mësohet se ka punuar si kërcimtare dhe modele në SHBA, gjithashtu kishte një llogari në Only Fans.
Mediat braziliane raportojnë se djali gjashtëvjeçar i saj është lënë në ngarkim të një dadoje ndërsa familja e saj ka udhëtuar në SHBA për të identifikuar trupin e saj.