Ministrave francezë u ndalohet përdorimi i WhatsApp. Është i pasigurt
E Premte 1 Dhjetor 2023, 09:49
TiranaPost
Ministrat francezë nuk do ta përdorin më Whatsapp-in. E kanë të ndaluar.
Kryeministrja Élisabeth Borne u ka dhënë urdhër ministrave dhe zyrtarëve të lartë të kalojnë te Olvid, një aplikacion që pretendohet të jetë më i sigurt se WhatsApp dhe Signal.
Problemet e sigurisë janë ana e errët e këtyre aplikacioneve që kanë lehtësuar komunikimin. Jo pak herë është vërtetuar se bisedat përgjohen dhe të dhënat e mbledhura shiten për të tretë.