Lajme nga Bota

Miliarderi i Porsche kërkon divorcin nga gruaja sepse ajo ka demencia

Miliarderi i Porsche kërkon divorcin nga gruaja sepse ajo ka demencia
Një miliarder ka ngritur procedura divorci kundër gruas së tij të moshuar duke përmendur sëmundjen e saj, demencian, si arsyen që ai dëshiron të largohet nga martesa.

Ekzekutivi i Porsche , Wolfgang Porsche ka bërë kërkesë për divorc nga Claudia Porsche duke thënë se sëmundja ka çuar në ndryshime në personalitetin e saj.

Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe janë martuar në vitin 2019. Pasuritë e familjes Porsche janë vlerësuar në 20 miliardë euro (rreth 18 miliardë paund).

Klaudia, jeton me vajzën e saj prej gati dy vitesh dhe ka katër kujdestare që kujdesen për të gjatë gjithë kohës.

Ajo nuk ka qenë në gjendje të lëvizë e pavarur prej muajsh dhe vetëdija e saj mendore ka pësuar një rënie të shpejtë, thotë familja.

Mediat në Gjermani raportojnë se Wolfgang muajt e fundit është afruar më shumë me shoqen e tij, 59-vjeçaren Gabriela Prinzessin zu Leiningen.